Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Programi dhe Regullat e Shoqates

RREGULLORE E SHOQATËS
„Mërgimtaret e Sllupcanit“

Shoqata Mërgimtaret e Sllupcanit me Selin në Zvicer

EMRI DHE VENDI

Neni 1:
a). Shoqata “Mërgimtaret e Sllupcanit” është Themaluar me Datën 14. Qershor
2020 te Xhamia në Flums të Zvicres.
b). Shoqata “Mërgimtaret e Sllupcanit” është një shoqatë e bazuar në Nenin
dhe Statusin e Shoqatës në përputhje me ligjet egzistuese në
Repuplikën e Zvicres.
c). Selia e Shoqatës Mërgimtaret e Sllupcanit gjendet në Qytetin Schubelbach të Zvicres.
Adresa: Haltenweg 6
Tel.: (Kryetari)
E-Mail: shoqata@sllupcani.com

SYNIMI I SHOQATËS

Neni 2:
a). “Shoqata” Mërgimtaret e Sllupcanit “Synon që çdo veprimtar të saj të bëjë
vetëm brenda Fshatit Sllupcan.
b). Synon përkrahjen e projekteve që ndërmerren në Fshatin Sllupcan.
c). Synon stimulimin e Arsimit dhe Aktiviteteve Kulturore në Fshatin
Sllupcan.
d). Ndihmon Familjet me varfëri të skajshme të Fshatit Sllupcan.
e). Synon që për çdo Kërkes apo ndihmë të çfar do llojë, të ndermiren
aksionë Vullnetare të Fshatarëve të Fshatit Sllupcan.
f). Nuk ka qëllim përfitime individuale dhe është neutrale ndaj
Politikës.

STRUKTURA E SHOQATËS
Neni 3:
a). Shoqata përbëhet nga Antarët e Shoqatës, Perfaqsuesit dhe Kryesia.ANËTARËSIA
Neni 4:

ANTARSIA
a). Anëtarë mund të bëhet secili person që mbështet qëllimet e
“Shoqatës Mërgimtaret e Sllupcanit”
b). Çdo Antarë është I obliguar të pagujë Antarsin Vjetore “120.-CHF”.
ky vendim është marr në Mbledhjen e përgjithshme të Antarëve në Flums me
14.06.2020.
c). Afati I pagesës për Vitin 2020 deri më Dhjetroë
d). Afati i pagesës për Vitet e ardhëshme der në 31. Mars.
e). Anëtari ka përparsi në shërbimet që ofrohen në Shoqat.

PERFAQSUESIT
a). Perfaqsuesit e shoqates jane Kryesia dhe 20 personat e pare qe kan marr pjes ne themelimin e shoqates
dhe jan nder anetaret e pare ose themeli i shoqates qe e mbeshtesin shoqaten duke punuar dhe lobuar
vullnetarisht per te grumbulluar sa me shume fonde dhe ne rast nevoje per te ndihmuar kryesine ne projekte.
b). Nese nje perfaqsues deshiron ose duhet te largohet nga lista e perfaqsuesve per arsye private ose per arsye
se nuk i respekton regullat dhe programin e shoqates ateher ai zavendesohet me nje perfaqsues tjeter i cili
ka qen prezent ne mbledhjen e pare te formimit te Shoqates ne Flums.

KRYESIA
Neni 5:
a). Kryesia duhet të veproj në përputhshmëri me Rregulloren, dhe nuk
guxon të dalë jashtë normave te saj, Antarët e Kryesisë duhen të
jenë me origjin nga Fshatit Sllupcan.
b). Mandati i Antarëve të Kryesisë zgjatë 2 Vjet.
c). Dorëheqja eventuale e ndonjë Anëtari të Kryesisë duhet të bëhet me
shkrim dhe të informohen Anëtaret.
d). Kryesia para dhe pas cdo Mbledhje duhet të takohet me të gjithë
Anëtarët e Kryesisë që të mbajnë parambledhje ku do të merren
vendime dhe do të diskutohet dhe bëhen pregaditjet për Mbledhjen e
ardhëshme, dhe caktohet rendi i Mbledhjes dhe kush do ta udhëheq
Mbledhejen dhe të diskutohen rezultati i Mbledhjes dhe kërkesat e
Anëtarve.
e). Sekretari e ka për detyrë ta Lajmëroj Mbledhjen e përgjithshme për
mes rrjeti Social ose në Sms” së shpalljeve, së paku 4 javë para
mbajtjes së saj, ku do ti njoftoj edhe me pikat e rendit të Mbledhjes.
f). Arkatari cdo hyrje dhe dalje nga Kontoja e Shoqates duhet të vuloset
dhe të nënshkruhet prej Arkatarit, Kryetarit dhe Sekretarit
Nuk lejohet te dal nga buxheti i Shoqatës apo të hyjë pa vërtetim (pa
vulë dhe nënshkrim).
g). Nëse ndonjë Anëtar i Kryesisë vendos vet apo merr ndonjë iniciativë
vet largohet nga Kryesia pa marrë parasyshë pozitën e tij në Kryesi.
h). Procesin verbal e mban Sekretari,ose ndonjë person i caktuar
( i Anëtarve), kurse procesverbalin e verifikojn dy verifikues.
i). Kryetari mund të kontrolloj punën e secilit Anëtarë të Kryesisë.
j). Kryesia nuk mund të veproj në kundërshtim me Rregulloren.
k). Kryesia nuk ka të drejtë të ndihmoj apo të ju jepë borxhë as
Anëtarit, e as joanëtarit prej Kontos së Shoqates.
l) Kryesia e Shoqates nuk ka të drejt të merr të Holla nga Shoqata per
pune ose aktivitete qe behen ne emer te shoqates por
gjithcka duhet te behet me vet finansim privat te antareve te kryesise.
ANTARET E KRYESYS
Neni 6:
Secili Anëtarë i Kryesisë,mund të përjashtohet nëse konstatohet se:
a). Nuk e kryen detyrën për të cilën është zgjedhur.
b). Nuk përfill parimet e përgjithshme njerëzore.
c). E keqëpërdor pozitën e vet në dëm të interesave të Shoqatës.
d). Shfaqet paaftesia e tij për të kryer detyrën për të cilën është zgjedh.
e). Mungon pa ndërprerje gjatë mandatit të tij më shumë se 1/3-ën
kohëzgjatjes mandatit.
f). Nëse konstatohet keqpërdorim Financiar, ndjeket edhe penalisht në
bazë të ligjit Zvicran.
REVIZORET
Neni 7:
a). Revizoret përbehen prej 2 Anëtarëve që zgjidhen në Mbledhje të
përgjithshme me Anëtarët.
b). Revizoret duhen të komunikojn dhe të bashkëpunojnë ngushtë
me Kryesinë e Shoqatës.
c). Detyra e Revizorit, është Mbikqyrja e punës së Arkatarit.
d). Ka përgjegjësinë Kontrollimin Financiar të Shoqates së paku në cdo 3 muaj
njëherë, apo ne rastë të dyshimit të bazuar për ndonjë keqpërdorim mund të bëhet
menjëherë. Në Mbledhjen e radhës të njoftoj Anëtarët me rezultatin e Kontrollimit
Financiar.
e). Revizoret duhen të Informojnë Kryesin e Shoqatës për Kontrollimin së paku 2 jave
për para.
MBLEDHJET E KRYESISE
Neni 8:
a). Mbledhje të përgjithshme me të gjithë Anëtarët të mbahen 4 herë në
Vitë me qëllim të Informimit të Anëtarëve.
b). Në raste urgjente , apo nëse paraqitet nevoja mbahet Mbledhje e
crregullt. Vendimin për mbajtjen e Mbledhjeve të crregullta e merr
Kryesia.Mbledhje e crregullt mbahet edhe nëse e kërkon një numer 1/5 e
Anëtarëve.
c). Mbledhja udheheqëse të Shoqatës, Kryesia e Shoqatës,Revizoret kanë për
detyrë të mbajnë Mbledhje të përbashkët një
herë në Vit.Terminin e Mbledhjes e bënë Kryesia e Shoqatës dhe
Sekretari bënë shpalljen 1 muaj para afatit të Mbledhjes.
PERBERJA E KRYESIS
Neni 9:
a) .Kryesia ( 7 Persona)
b). Revizor (2 persona)
NËNDEGAT JASHT ZVICRES
Neni 10:
a). Qendra e Shoqates Mërgimtaret e Sllupcanit është në ….. të Zvicres dhe
kjo Shoqat dotë ketë Nëndega në mbar Boten.
b). Nëndegat që do të Formohen në vende të tjera si në Evërop apo
anemban Botes jan të Obliguar të Bashkepunojn ngusht me Kryesin e
Shoqatës të Mërgimtaret e Sllupcanit në Zvicer dhe se bashku te marrin
vendim te perbashkët per Investimet të cilet ne të ardhmen do të
Investohet ne Fshatin Sllupcan.
.
c). As një Kryesi apo Nëndegë nuk kanë të drejt në të ardhmen të marrin
llojë vendimesh per Investimet në Fshatin Sllupcan pa u konsulltu dhe
miratu vendimi i përgjithshëm i Shoqates apo Kryesit që jan për
momentin në Funksion gjithëashtu dhe të Informohen Antaret ne
Mbledhjen e rradhes.
.
d). Informimi /Lajmrimet apo Konsulltimi bëhet mes rrjetit Social ose për
mes sms shkrimit dhe Mbledhjeve te rradhes.
MBLEDHJE ME TË GJITHË ANËTARET E SHOQATES
Neni 11:
a). Kërkesat për diskutim e një teme të caktuar në Mbledhjen duhet ti
dorëzohen Kryesisë më së paku 1 javë para Mbëledhjes së
përgjithshme, duhe të behet publike më së paku 4 jav më herët,
njëkohsisht edhe temat e Mbledhjes.
b). Në mbledhjen e përgjithshëm, çdo Anëtarë ka të drejtë të zgjidhet, të
Votoj dhe ka të drejtë për kërkesë.
c). Për kërkesat dhe Zgjedhjet Votohet ne menyrë të hapur, por nëse nuk
është caktuar më herët për një Votim të mbyllur,(Shumica e thjeshtë e
Anëtarëve të pranishëm).
d). Për çdo Votim (duke përjashtuar revizionin e Statutit dhe Zgjedhjen e
një Pozite), vendosë shumica e Antarëve të pranishëm.
e). Për zgjedhjen e një Pozite, në Votimin e parë vendosë shumica
absolute, në Votimin e dytë shumica e Anëtarëve.
f). Mbledhje me Anëtarët e Shoqatës ,mbahen 4 herë
ne Vitë,apo edhe më shumë se 4 herë, nëse vendos Kryesia e Shoqatës.
g). Në Mbledhje me Anëtarët kanë të drejt të marrin pjesë vetëm
Anëtarët e rregullt , apo ata që janë të liruar prej Kryesisë së
Shoqatës dhe Revizorve.Sekretari ka për detyrë verifikimin
e Anëtarëve Pjesëmarrës në Mbledhje.
h). Po ashtu në Mbledhje kanë të drejt të marrin pjesë Musafirë apo
Anëtarët e Bashkësis së Fshatit Sllupcan dhe Këshilltarët e Fshatit
Sllupcan .
i). Gjatë Mbledhjeve ndalohet pirja e duhanit në sallën ku mbahet
Mbledhja.
j). Anëtarët duhen të kujdesen të mos bëjnë Zhurmë, nëse dëshirojnë të
marrin Fjalën,duhet kërkojnë Fjalën, të prezantohen, dhe ti
përmbahen rendit të Mbledhjes.
k). Kujdestarin gjatë kohës së Mbledhjes e mbajnë Revizoret,
dhe në rast ndonjë pjesëmarrës e prish rendin e Mbledhjes kanë të
drejt ta largojnë nga Mbledhja.
ADMINISTRATA
Neni 12
a). Në Mbëledhjet e Përgjithshme dhe takimet e Kryesisë duhet të
Mbahet një Protokoll (Procesverbal)dhe këtë e ka per detyr
Sekretari.
FINANCAT
Neni 13
a). Viti i Shoqatës për Financa përfundon në Ditën e Fundit të Vitit
Kalendarik.
b). Të Hyrat e Shoqatës përbëhen posaqërisht nga:
1. Antarësia
2. Fitimet nga Aktivitetet e ndryshme
3. Pagesat Vullnetare dhe dhuratat
4. Sponzorët
REVIZIONI
Neni 14
a). Ndryshimet në Statut dhe Rregullore mund të bëhen vetëm në
Mbledhjen e Përgjithshëm me shumicën absolute e të
Pranishmëve me të drejtë Vote.
b). Shuarja Bashkimi dhe përshtatja e Synimit të Shoqatës mund
të bëhet vetëm në Mbledhjen e Përgjithshëm me shumicën
Absolute e të pranishmëve me të drejtë Vote.
c). Nëse në rast shuarje të shoqatës e gjithë Pasuria e Shoqatës
do ti ipet ” Xhamisë së Fshatit Sllupcan”, Shkollës së Fshatit
Sllupcan ose të varfërve të Fshatit, në rast të shpërbërjes së
Shoqatës, përjashtohet çfarëdo ndarje e mjeteve mes
Anëtareve të Shoqatës.
d). Statuti hyn në Fuqi në pas miratimit të shumicës absolute të
Pranishmëve në Kuvendin Themelues, me Date
2020, ……
Ju prshëndet me respekt Kryesia e Shoqates
„Mërgimtaret e Sllupcanit“

Attachments